Të hënën protesta

Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në një konferencë për media të mbajtur të premten, kanë bërë të ditur se në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë lidhur me mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale dhe menaxhimin e integruar të kufirit, të hënën më 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” dhe para qeverisë së Kosovë, do të organizojnë protestë gjithë popullore. Po ashtu bëhet e ditur se demonstrata do të zgjatë 4 orë dhe se, sipas tyre, gjatë kësaj kohe ata do ta pezullojnë punën e qeverisë.

Lideri i kësaj Lëvizje, po ashtu ka bërë të ditur se protesta e së hënës nuk do të jetë e fundit dhe se, sipas tij, do të vazhdojnë deri në kthimin e Republikës.

Udhëheqësit e “Vetëvendosjes”, po ashtu, kanë bërë të ditur se nëse nuk arrijnë deri nesër të mbledhin nënshkrimet e duhura nga ana e deputetëve për seancën e jashtëzakonshme, do të fillojnë të mbledhin nënshkrimet e qytetarëve./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat