Marrëveshja e arritur dje në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka disa pika. Pikat e marrëveshjes, sipas medieve serbe, kanë këtë përmbajtje:
1. 1. Të dy palët konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunimin efektiv, inkluziv dhe përfaqësues rajonal.
2.
3. 2. Në këtë kuptim Kosova* është i vetmi emërtim që do të shfrytëzohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
4.
5. 3. Fusnota që do të zbatohet krahas yllthit do të jetë: „Ky emërtim nuk ndikon në qëndrimin për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB – së dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”
6. 4. Kosova* merr pjesë e pavarur dhe flet në emër të vet në të gjitha tubimet rajonale
7.
8. 5. Kur të arrihen marrëveshje të reja ose nënshkrime, përfaqësuesi i Kosova* do të nënshkruhet nën emërtimet e përshkruara në nenet 2. dhe 3.
9.
10. 6. Sa u përket ndryshimeve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar UNMIK -u, asnjëri nga këto konkluzione nuk do të interpretohet në dëm të Rregullativës ligjore të UNMIK-ut. Përfaqësuesi i UNMIK-ut do të ftohet në takimet që organizohen në kuadër të marrëveshjes që UNMIK i ka nënshkruar. Është në të drejtën e UNMIK-ut të vendosë në do marrë pjesë në cilindo takim.
11.
12. 7. Organizuesi i takimeve do të inkurajohet të evitojë vënien e simboleve kombëtare me përjashtim të simbolit të vet dhe të BE duke marrë para sysh statusin e organizatave relevante.
13.
14. 8. BE si ndërmjetës do të njoftojë organizatat relevante rajonale dhe entitetet për këto marrëveshje emërtimi, prezantimi dhe nënshkrimi. Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale. BE do të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve. .
15.
16. 9. Të dy palët dhe BE do të përkrahin këto marrëveshje dhe do të ndihmojnë zbatimin e tyre.
17.
18. 10. Organizatat rajonale të cilave u referohen konkluzionet janë organizatat e tashme dhe të ardhshme ndërqeveritare ose marrëveshjet qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit. „Takimet rajonale” përfshijnë takimet e këtyre organizatave, e edhe atakimet ad hoc ose ato joformale me qëllim të ngjashëm. Po ashtu përfshijnë takimet me institucionet e BE –së në kuadër të agjendës europiane
19.
20. 11. Këto marrëveshje janë miratuar në bazë të të përkohshme./koha/
(Përkthimi është jozyrtar dhe i bërë nga gjuha serbe)