Pas marrëveshjes për Fusnotë, UNMIK zgjeron stafin në Kosovë

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ku Kosova në forume rajonale do të paraqitet me fusnotën në të cilën do të përmendet edhe Rezoluta 1244, duket ta ketë motivuar UNMIK-un që të shtojë radhët e tij dhe të mendojë për rritje të prezencës në Kosovë. Ky mision i OKB-së, tashmë po planifikon ta zgjerojë stafin e tij dhe së shpejti pritet hapja e konkursit për këtë.

Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se Administrata e UNMIK-ut, po bëhet gati të shpallë konkurs për rritjen e numrit të punëtorëve. Sipas këtyre burimeve, përgatitjet tashmë kanë filluar dhe së shpejti pritet që të shpallet edhe konkursi, me anë të së cilit, UNMIK do ta shtojnë numrin e punëtorëve.

Megjithatë, zyrtarët për informim të UNMIK-ut e mohojnë një gjë të tillë. Zëdhënësi Olivier Salgado, thotë UNMIK-u nuk e ka në plan ta rris numrin e stafit, pasi që një gjë e tillë nuk është në agjendën e tyre.

“Nuk e kemi në plan ta rrisim numrin e stafit dhe se kjo gjë nuk është në agjendën tonë”, tha Salgado./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat