Vazhdon çështja ”Kleçka”

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka nisur procesi gjyqësor në rastin e deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si rasti ”Kleçka”.

Në seancën e sotme është thënë se do të shqyrtohet pranueshmëria dhe besueshmëria e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X. Ky procesi gjyqësor për rastin “Kleçka” që nga viti i kaluar ishte ndërprerë disa herë për shkak të kërkesave të mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro dhe çështje të tjera sa i takon pranueshmerisë së provave për procesin. Është thënë se deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat