Një pjesëtarë policie ka vrarë sot dy të rinj në Gostivar, pas një zënke për parkimin e makinës, informon agjencia e lajmeve iNA.
Sipas MPB-së, vrasësi është Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.
Ai sot ka vrarë dy të rinjtë pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, mirëpo nuk ka qenë në detyrë.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, të vrarët janë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen. "Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në personat nga të cilët është sulmuar me ç `rast ka plagosur të dy", ka thënë Kotevski, duke dhënë versionin e tij.
Vrasjet ka ndodhur rreth orës 13 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro".
MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë./INA/