Në Francë Gjykata Kushtetuese anuloi ligjin që konsideron si shkelje penale mohimin e pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.
Gjykata arriti e vlerësoi ligjin si antikushtetues.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se ligji i turpit bie në kundërshtim me dispozitat e kushtetutës që rregullojnë të drejtën e të shprehurit.
Gjykata vendosi gjithashtu se ligji nuk përputhet me temat mbi të cilat parlamenti mund të marrë vendime.
Gjykata e refuzoi ligjin duke marrë në shqyrtim vetëm nenin e parë të ligjit të miratuar muajin e kaluar, ndërkohë që nuk e pa të arsyeshme shqyrtimin e nenit të dytë të këtij ligji.
Në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese të Francës u bënë referime në nenet përkatëse të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut të vitit 1789 në lidhje me lirinë e të shprehurit dhe menduarit.
Në vendim e saj Gjykata nuk përmend ligjin e miratuar në lidhje me këtë temë në vitin 2001, ligj që pranon pretendimet armene, gjë kjo që komentohet në formën se Gjykata nuk ka preferuar një përballje më të madhe me armenët dhe lobin e tyre.
Në votimin që u bë në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese morën pjesë 8, nga 11 që ka gjithsej Gjykata, kurse 3 të tjerët nuk morën pjesë duke parashtruar arsye shëndetësore. Ende nuk është bërë ndonjë sqarim mbi përmbajtjen e votës së anëtarëve. Bëhet e ditur se edhe kryetari i Gjykatës e ka vlerësuar ligjin në fjalë si antikushtetues.
Ndërkaq siç njoftojnë anëtarët e parlamentit francez një ministër nga kabineti i qeverisë i ka marrë në telefon deputetët e senatorët që e çuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi më parë kishte deklaruar se një projektligj të ngjashëm do ta sillnin sërish në parlament.
Sipas njoftimeve të fundit Sarkozi ka dhënë urdhër për përgatitjen e një p/ligji të ri për armenët./trt/