TIKA do të restaurojë 5 xhami në Shqipëri

Pesë xhami, të shpallura monumente kulture në Shqipëri, do të restaurohen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim “Tika”.Me një fond prej 4 milionë dollarë do të mundësohet restaurimi i Xhamisë së Prezës, Krujës, Xhamisë së Naxhiresë në Elbasan, asaj të Plumbit në Berat dhe Iliaz Bej Mihahorit, në Korçë. Këto objekte kulti i përkasin shekullit të 15 dhe të 16-të. Sipas drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, këto janë xhamitë më të spikatura, të cilat kryejnë edhe shërbesë dhe që restaurimi i tyre do t’i shërbejë komunitetit mysliman.“Ne nuk ishim në gjendje të bënim minaret që kanë një teknologji të kombinuar. Projekti me Tikën nuk është e mbyllur vetëm në xhamitë, në paketën e dytë do të restaurohen kishat dhe objekte të tjera”, tha Baçe. Sipas tij, po kërkohen fonde nga vende të tjera myslimane për të mundësuar restaurimin e objekteve të tjera të kultit. Rikonstruksioni i tyre pritet të fillojë brenda këtij viti. Ndërkohë, IMK, në bashkëpunim me një projekt të BE-së, do të realizojë restaurimin e disa projekteve të rëndësishme që do të përfundojnë brenda 2012./kmsh/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat