Një nëndetëse ushtarake turke ka mbërritur sot në portin detar të Durrësit në kuadër të bashkëpunimit dypalësh të forcave të armatosura të Shqipërisë dhe të Turqisë.
Nëndetësja turke “Gur”, e cila është ankoruar në kalatën 4 të portit më të madh të vendit, mbërriti nga porti i Napolit në Itali, ku mori pjesë në një stërvitje të përvitshme detare në kuadër të veprimtarive të NATO-s.
Nëndetësja e prodhuar në Gjermani ka një ekuipazh prej 45 oficerësh dhe nënoficerësh. Gjatësia e saj është 62 metra dhe pesha 1556 ton. Nëndetësja turke “Gyr” do të qëndrojë në Durrës deri ditën e hënë, ndërsa sot ajo u vizitua nga ambasadori turk në Tiranë, Ahmet Asan dhe prefekti i Durrësit.
Kjo është nëndetësja e dytë turke që vjen në portin e Durrësit në harkun kohor të dy viteve./BalkanWeb/