Në ora 11:05 është gjetur trupi i pa jetë i Lorik Ilir Bytyqit në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit. Trupi u gjet në lum nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, një kilometër larg vendit të incidentit.
Fëmija kishte rënë në lumin e këtij fshati dje rreth orës 16 dhe ai e ka rrëmbyer.
Personi i fundit që ka pasur kontakt me të ka qenë gjyshi i tij. i thënë se nipi është rrëmbyer nga lumi, niveli i të cilit ishte rritur pas shkrirjes së borës.
Trupi i pajetë i 5 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./rtk/