Tre të plagosur në qendër të Mitrovicës

Tre të plagosur është epilogu i të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh të shtunën para mesnate në qendër të qytetit të Mitrovicës. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në QKUK të Prishtinës për hospitalizim dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë për Kosovapress se tre persona të përfshirë në këtë rast janë ndaluar në polici, dhe një armë që është gjetur në posedim të njërit prej tyre është konfiskuar.

“Besohet për më shumë armë të jenë vënë në përdorim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë pozicionuar hetuesit të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur hetimet e nevojshme”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, policia nuk ka arritur të mësojë akoma motivet e kësaj ngjarje. /Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat