Shqiptarët mbeten ende shumë larg përdorimit të metodave kontraceptive për tu mbrojtur nga shtatzënitë e paplanifikuara.
Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen mbi 9000 ndërprerje të shtatzënive në një vit.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik shpjegojnë se çiftet kanë ende një lidhje të fortë me metodat tradicionale kontraceptive, të cilat janë më pak efektive se metodat moderne.
Ndër shkaqet e shumta që çojnë vajzat dhe gratë drejt abortit janë varfëria në zonat rurale përkundrejt karrierës në zonat urbane./tch/