Shpërthim në Feronikel

Në pasditen e së hënës në Feronikel të Drenasit ka ndodhur një shpërthim, ku sipas informatave të zyrtarëve të Policisë së Kosovës deri më tani janë tre të lënduar, ndërsa nuk dihet për dëme materiale.

Shpërthimin e kanë konfirmuar për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës, sipas të cilëve shpërthimi ka ndodhur në njërën nga furrat e Feronikel-it.

“Rreth orës 18:35 policia ka marrë informatën se ka ndodh një detonim brenda fabrikës ‘Feronikël’. Policia më të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka ekzaminuar vendin e ngjarjes. Sipas informatave tona, shpërthimi ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta. Shpërthimi ka ndodhur në njërën prej shkritoreve të kësaj fabrike. Policia ka informata se janë tre të lënduar”, kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ky nuk është shpërthimi i parë që ka ndodh në kërë gjikant metarlorgjik, pasi shpërthime kanë ndodhur edhe më parë, por për fat nuk ka pasur viktima./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat