Ashtu siç pati paralajmëruar Murat Jashari para pak javësh, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka hyrë në Kullën e Jasharajve. Ai në manifestimet për Epopenë e UÇK-së, ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, por nuk ka hyrë në Kullën e Jasharajve.
"Familja Jashari ka dhënë shumë për këtë vend. Sakrifica e tyre do të nderohet për jetë" citon indeksonline kryeministrin, duke shtuar se ai ka ikur menjëherë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve pse nuk e viziton familjen Jashari.
Në ditën e katër vjetorit të pavarësisë, Murat Jashari pati thënë se kryeministri Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë në kullën e tyre për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për zhvillimet politike në vend.