Zbardhet Marrëveshja për menaxhimin e kufirit Kosovë - Serbi

Një dokument me 43 pika, i ndarë në 7 kapituj, përcakton atë që tashmë njihet si Menaxhimi i Integruar i Kufirit (IBM) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse të dyja vendet edhe në marrëveshje këtë kufi e njohin me status të ndryshëm. Drafti zyrtar i siguruar nga KosovaOnline që mban datën 23 shkurt 2012, ndërsa emërtohet si “Protokolli Teknik për zbatimin e Konkluzave të Dakorduara të Dialogut IBM-it të 2 dhjetorit 2011” në detaje përcakton këtë marrëveshje ndërmjet dy vendeve. Në të janë të specifikuara që nga çështjet thelbësore e deri tek ato teknike, megjithëse gjuha e përdorur në të është mjaft e balancuar që të mos i cenojë interesat e asnjërës nga palët.

23 shkurt 2012

Protokolli Teknik për zbatimin e Konkluzave të Dakorduara të Dialogut IBM-it[1] të 2 dhjetorit 2011

A. Dispozitat e përgjithshme:

1. Në përputhje me konkluzat e dakorduara të IBM-it, me Traktatin e Lisbonës dhe legjislacionin relevant të BE-së[2] dhe duke pasur parasysh se të dyja Palët janë pjesë e agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, atyre do t’ju kërkohet që gradualisht të harmonizojnë legjislacionin e tyre më atë të BE-së dhe në veçanti ta zbatojnë konceptin e IBM-it, ashtu siç paraparë në Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian të 4-5 dhjetorit 2006;

2. Duke vepruar në mirëbesim, Palët do t’i vendosin dhe do të fillojnë funksionalizimin e pikëkalimeve të përbashkëta të IBM-it (në tekstin e mëtejshëm “PK”) Jarinjë/Rudnica; Bërnjak/Tabalije; Dheu i Bardhë/Konçul; Merdar/Merdare; Mutivodë/Mutivoda dhe Muçibabë/Depce;

3. “PK-të” do të vendosen në zonën e përbashkët të IBM-it (në tekstin e mëtejshëm “ZPK”) ku një prani e balansuar e të gjitha autoriteteve kompetente, në përputhje me nevojat, siç janë Dogana, Policia, Fitosanitaria dhe Veterina dhe shërbimet e tjera përcjellëse dhe ndihmëse të secilës palë do të kryejnë kontrollet ndarazi brenda pjesës së vetë të zonës së përbashkët të IBM-it, në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet ligjore përkatëse nën juridiksionin e vet përkatës, duke respektuar në plotëni të drejtat e njeriut të garantuara me standarde evropiane dhe ndërkombëtare;

4. Vendosja e “PK-ve” brenda “ZPK” do të thjeshtësojë kryerjen e aktiviteteve që lidhen me kontrollin e personave, mallrave dhe automjeteve në “PK” , në interes të lehtësimit të kalimit të personave, automjeteve dhe mallrave si dhe të parandalimit, detektimit dhe hetimit të çfarë aktiviteti kriminal;

5. Palët do të fillojnë së vendosuri dhe funksionalizuari “PK-të/ZPK” Jarinjë/Rudnice, Dheu i Bardhë/Konçul, Bërnjak/Tabalije dhe Merdar /Merdare. Vendosja dhe funksionalizmi i “PK-ve/ZPK” Muçibabë/Depce dhe Mutivodë/Mutivode do të fillojë në një fazë të mëvonshme;

6. Në përputhje dhe gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tij, në vendkalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavije/Bërnjak, kjo prani do të përfshijë zyrtarë të EULEX-it. EULEX-i do të jetë i pranishëm po ashtu në vendkalimet Dheu i Bardhë/Konçul, Merdar/Merdare, Mutivodë/Mutivode dhe Depce/Muçibabë;

7. Komisioni Evropian (Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim), pas konsultimit me Palët dhe EULEX-in, do të hulumtohen mundësitë për financimin e zhvillimit të “PK/ZPK”. Gjithashtu, do të hulumtohen mundësitë për bashkëfinancim të “PK/ZPK” ndërmjet Palëve;

8. Në pritje të procedurave financiare të përmendura në pikën 8, Palët do të hulumtojnë mundësitë e vendosjes së shpejtë të objekteve të përkohshme për praninë e shërbimeve të parapara në pikën 3. BE do të bëjë përpjekjet më të mira për t’i angazhuar Palët për zbatimin e kësaj sa më parë që është praktikisht e mundshme pas hyrjes në fuqi të këtij Protokolli;

9. Liria e lëvizjes do të vazhdojë sipas marrëveshjes në konkluzat e Dialogut.

B. Grupi implementues

10. Një grup i ri trepalësh (tash e tutje në tekst i referuar si IG) siç është paraparë të themelohet nga konkluzionet e Dialogut dhe i kryesuar nga BE, do të formohet pas përfundimit të këtij Protokolli Teknik dhe do të jetë përgjegjës për zbatimin e këtij Protokolli Teknik, do të ketë mundësi të propozojë masa ose zgjidhje lidhur me çështjet që lidhen me zbatimin e këtij Protokolli Teknik dhe të propozojë masa për zgjidhjen e kontesteve dhe/ose konflikteve. GI do t’i miratojë procedurat e veta të punës;

11. GI do të takohet dy herë në vit në nivel të lartë. Përveç kësaj, GI mund të thirret në këtë nivel me kërkesë të cilësdo Palë.

12. Përbërja/nivelet e GI janë të parapara në pjesën E të këtij Protokolli Teknik;

/kosova-sot/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat