Jashari: “Qeveria Thaçi si krejt tjerat”(video)

Edhe kryefamiljari i Jasharëve, Rifati ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë me gjendjen në Kosovë. Në një intervistë në RTK, ai ka kritikuar fort qeverinë aktuale, duke thënë se ata që janë aktualisht janë në pushtet kanë pasur kritika për ata që kanë qenë me herët në pushtet, por kur kanë ardhur vetë aty nuk kanë bërë asgjë më shumë, përkundrazi.

“Krejt kjo garniturë qeveritare që janë tani në pushtet, kanë bërë akuza të mëdha ndaj qeverive të kaluara, se po e hanë shtetin, se po e keqpërdorin buxhetin e shtetit. Më tregoni çka bënë këta që janë në qeveri tani. Çka bënë më shumë se të tjerët”, ka thënë Jashari.

Jashari ka kritikuar ministrat që i lënë makinat ndezur për t’u ngrohur kur janë në mbledhje, që shpenzojnë kaq shumë për telefona mobilë, e të tjerë nuk kanë për të ngrënë. Kryefamiljari i Jasharëve ka thënë se e di që në Skenderaj janë vjedhur shumë vota, dhe prandaj ka votuar vetëm njëherë, pas luftës. /indeksonline/

{youtube width="660" height="450"}jQmztfn9qxY{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat