Sulmohet fizikisht kryeimami Sabri Bajgora

Përmes një njoftimi për opinion, Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sot pas dite është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësia Islame, Sabri Bajgora, nga imami nga Kaçaniku, Musli Verbani.

Në njoftimin e Bashkësia Islame e Kosovës thuhet:

Sot, pasdite rreth orës 15:40, derisa po kthehej nga puna, në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani-imam në xhaminë e Kaçanikut.

Kryesia e Bashkësisë Islame, dënon sulmin ndaj kryeimamit Bajgora, dhe të njëjtin e konsideron sulm ndaj Institucionit dhe rendit kushtetues të Bashkësisë Islame të Kosovë.

Një akt i tillë,  përpos që është i pa pranueshëm, është akt i ultë që nuk përket me detyrën dhe misionin e një imamit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sulmuesi të marr dënimin e merituar për sulm ndaj personit zyrat.

Lidhur me rastin, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nesër ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat