Imami i xhamisë së Kaçanikut, Musli Vërbani, i dyshuar për sulm fizik ndaj kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, i është dorëzuar policisë në Prishtinë të premten pasdite.
"Musli Vërbani është vetëdorëzuar në polici në Prishtinë të premten pasdite", i kanë thënë KD-së burime brenda Stacionit Policor të Kaçanikut.
Me vendim të prokurorit publik, me procedurë të rregullt është liruar nga paraburgimi imami i Kaçanikut, Musli Vërbani, i cili e sulmoi një ditë më herët kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora. Ai është marrë në pyetje nga policia. Kaçanik,
Mbështetësit e Verbanit thyejnë zyrat e BI të Kaçanikut
Kaçanik, 9 mars - Janë thyer zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut të premten në mëngjes. Lajmin për këtë akt gazetarëve ua ka kumtuar Florim Neziraj, kryetar i KBIK-ut, ndërsa e ka konfirmuar policia. “Njëzet vagabondë e kanë thyer derën e zyrës time, ndërsa për çastin nuk e di se çka kanë marrë nga këtu”, ka theksuar Neziraj. Ai ka thënë se aktin e kanë kryer mbështetësit e pararendësit të tij, Musli Vërbani. “Kjo është hera e dytë që thyhet kjo zyrë. Më herët është thyer nga imami i xhamisë të Kaçanikut, Musli Vërbani, i cili pastaj është larguar nga zyra duke marrë me vete çfarë ka dashur”, ka thënë Neziraj. Thyerjen e zyrave të KBIK-ut të premten e ka konfirmuar policia. “Rreth orës 7:30 minuta në vendngjarje janë prangosur 17 persona, ndërsa 3 të tjerë të përfshirë në këtë incident janë vetëdorëzuar në polici më vonë”, ka theksuar togeri Mehmetali Hajdini, u.d. i komandantit të Stacionit Policor të Kaçanikut. Sipas tij, 17 të arrestuarit në vendngjarje ngarkohen për veprën penale dëmtim i pasurisë së paluajtshme dhe për atë kundërvajtëse moszbatim i urdhrave të personave zyrtarë, ndërsa 3 të vetëdorëzuarit vetëm për të parën. “Rreth orës 14 të arrestuarit janë liruar për t’iu nënshtruar procedurës së rregullt gjyqësore”, ka theksuar Hajdini./koha/