
Fatmirësisht i gjithë procesi deri më tash ka mbaruar me sukses, pasi se ekipet e deaktivimit kanë arritur që me sukses të largojnë materijalin shpërthyes. Mirëpo, policia deri më tani nuk ka dalur me informata në lidhje me këtë rast, apo me ndonjë lajm në lidhje me zbulimin e këtij rasti.
Sipas personave që dëshirojnë të mbesin anonim, bëhet fjalë për një familje të njohur dhe të ndershme në Kumanovë, të cilët kanë arritur pasuri dhe kapital të mirë, falë biznesit të tyre familjar në vend dhe jashtë vendit.
Në qytetin e Kumanovës, vite me radhë paraqiten raste të tilla. Kjo u ndodh në veçanti pronarëve të bizneseve të cilët herë kërcënohen me raste të tilla, me kidnapime, kidnapimin e fëmijëve e kështu me radhë. Deri para pak kohë nuk kemi pasur raste të tilla.
Kohëve të fundit në këtë qytet janë shpeshtuar problemet dhe aktivitetet e krimit të organizuar ku pushteti ose qëllimisht toleron, ose nuk është i aftë t’i zgjidhë këto veprime që shqetësojnë banorët e këtij vendi./albtime/