Shtypi spanjoll ka publikuar se xhamia historike e Kordobes, është bërë pronë e kishës në vitin 2006 për vetëm 30 euro. Xhamia e Kordobes konsiderohet një nga monumentet më të rëndësishme arkitekturore nga historia e shkëlqyer që u trashëgua nga shteti islam në Andaluzi. Kjo xhami u ndërtua në vitin 780 pas Krishtit.
Gazeta spanjolle Publico publikoi një artikull rreth kësaj tematike, ku kritikoi ashpër kishën dhe qeverinë, duke deklaruar se dhënia e pronësisë së xhamisë kishës në vitin 2006 konsiderohet vjedhje.
Autori i shkrimit Ignacio Askilar, thotë: “Në kohën e presidentit José María Aznar, janë bërë ndryshimet kushtetuese, duke i dhënë të drejtën kishës aneksimin e pronave publike shoqërore. Autori i shkrimit pohon se shteti ka siguruar fonde për të kthyer xhaminë në kishë./krenaria/