Policia e Kosovës në tri aksione të ndara, ka arrestuar 9 persona për trafikim të qenieve njerëzore.
Në kuadër të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësimit të prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në tri operacione të ndara kanë arrestuar 9 persona të cilët në vazhdimësi merreshin me veprimtari kundërligjore. Arrestimet janë kryer në Ferizaj, Gjilan dhe në Prizren./rtk/