Kryesia e BIK-ut mori vendimin nga Kuvendi Komunal për Xhaminë e Re

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka marrë nga Komuna e Prishtinës, vendimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.

Me këtë vendim, Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kuvendi Komunal i Prishtinës, i ndan truallin për ndërtimin e xhamisë afër Postës së Re, në ngastrën kadastrale nr. 7437/17571, certifikata e pronësisë, nr. 4137, Zona kadastrale Prishtinë, Zona urbane, vendi i quajtur "Blloku III i ndërtesave", në sipërfaqe prej 8100 m katrorë.

Vendimi për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, është miratuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 23 shkurt 2012./bislame/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat