Mësuesja e etikës shiste drogë!

Policia e Manastirit ka arrestuar 28 vjeçaren Lidija Stanoevska për shkak të shitjes së mjeteve narkotike.

Mirëpo opinioni në këtë qytet, por edhe në tërë Maqedoninë është tronditur kur policia ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për shitese të zakonshme të drogës, por për mesuese e cila në disa shkolla fillore të qytetit ka ligjëruar lëndën mësimore etikë. Ajo tashmë është larguar nga puna dhe i është shqiptuar masë arresti.

Policia ka njoftuar se mesuesja Stanoevska bashkë me mikun e saj me iniciale P.N. 22 vjeçar, ua ka dhënë me qira banesën e vetë konsumatorëve të drogës. Në të njëjtën banesë ajo e ka paketuar drogën dhe e ka përgatitur për shitje, kurse edhe vetë ka qenë konsumuese. Sipas policisë, ajo u ka shitur drogë të llojit marihuanë dhe amfetaminë edhe personave adoleshentë./lajmpress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat