Robert Bales, është emri i ushtarit që dyshohet se ka vrarë 16 civilë afganë. Ai do të dërgohet në Amerikë për t’u akuzuar për vrasje të shumëfishta.
Pentagoni ka dhënë shumë pak detaje për të: Është 38 vjeç, i martuar, baba i dy fëmijëve, veteran me 10 vjet në ushtri dhe ka shërbyer 3 herë në Irak. Në Afganistan u vendos në dhjetor.
Mediat në SHBA kanë raportuar se ai ka pasur probleme me ligjin para se të bëhej pjesë e ushtrisë në disa raste siç ishte një sulm ndaj disa personave në vitin 2002. Gjithashtu edhe më pas në vitin 2008 ai u dënua me 12 muaj me kushte për shkak të një aksidenti që bëri me makinë dhe iku.
Akti i vrasjes së civilëve ka zgjuar reagim të madh në Afganistan dhe në botë. /indeksonline/