
Një xhami në Mogadishu të Somalisë me emrin e hoxhë Jakup Asipit nga fshati Sllupçan i Kumanovës. Xhamia "Jakup Asipi" në kryeqytetin e Somalisë është përuruar nga zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdagj, zëvendëskryetari i shoqatës humanitare turke IHH, Murat Kavakdan, si dhe nga kryetari i Agjencisë turke për zhvillim dhe bashkëpunim "TIKA", Serdar C,am. Vendimi për emërimin e xhamisë në Mo¬gadishu me emrin e hoxhë Jakup Asipit ka ardhur nga kreu i IHH-së, i cili ka vlerësuar se "vepra, puna dhe përhapja e dijes së Jakup Asipit ka lënë gjurmë të pashlyera edhe tek njerëzit jashtë vendit ku ai ka vepruar". Xhamia "Jakup Asipi" me kapacitet prej 450 personave është ndërtuar me ndihmën e mjete nga fondacioni IHH, anëtarë i së cilës edhe ka qenë vet hoxha nga Sllupçani. "IHH ka kryer përpjekje dhe projekte humanitare duke pasur për qëllim zhvillimin e Somalisë për rreth një dekade. Fondacioni, i cili ka përshpejtuar përpjekjet e tij në vend si pasojë e një thatësire verën e kaluar që ka prekur qindra mijë njerëz, ka kryer edhe një gamë të gjerë të projekteve në Somali, duke përfshirë shpërndarje të ushqimit, hapjen e puseve për ujë, ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe punësim për vendasit. Duke zhvilluar projekte për të kënaqur nevojat e njerëzve në rajon dhe duke siguruar vende pune për vendasit, IHH gjithashtu ka hapur xhami në lagjet e goditura nga varfëria në mënyrë që njerëzit të kenë vend ku të kryejnë lutjet e tyre. Sot, një xhami e tillë është edhe kjo 'Jakup Asipi'", ka thënë në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdagj. Xhamia "Jakup Asipi" është e ndërtuar në lagjen "Rax-ho", rajoni Xhazira në Mogadishu. Para ceremonisë, zëvendëskryeministri Bozdagj ka pranuar informata të detajuara nga zyrtarë të IHH për përpjekjet humanitare të fondacionit në ra-jon dhe ka falënderuar IHH për shërbimin e tij në vend deri tani. Duke mbajtur një fjalim të shkurtër gjatë ceremonisë, Bozdagj tha se IHH ka vënë themelin e një jetimore të madhe në rajon dhe se gurë themeli i kësaj jetimore është vënë nga vet ai. Në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë "Jap Asipi", gjithash-tu ka marrë pjesë edhe am-basadori i Turqisë në Somali, Kani Korun, dhe zyrtarë nga Turkish Airlines (THY), dhe Drejtoria e Hënës së kuqe turke dhe Çështjeve fetare. Ndryshe, Jakup Asipi u lind në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë "El-Furkan" në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az'har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985, ndërsa studimet post-diplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit. Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë, ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. Nga viti 1991 është imami kryesor në fshatin Sllupçan. Në vitin 2001, gjatë luftës në Maqedoni, Jakup Asipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, ndërkohë që në vitin 2003, në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë, u zgjodh myfti për Komunën e Kumanovës dhe Likovës. Më 7 janar 2006, në një aksident trafiku në magjistralen Shkup-Kumanovë, ndërron jetë. Me të njëjtin emër -"Jakup Asipi", në dy fshatra të Somalisë gjenden edhe dy puse për ujë të pijshëm, të ndihmuar financiarisht nga Shoqata Edukative "Vllaznia" nga ku me të njëjtin emër - "Jakup Asipi"", në dy fshatra të Somalisë gjenden edhe dy puse për ujë të pijshëm, të ndihmuar financiarisht nga Shoqata Edukative "Vllaznia"' nga Kumanova. /Gazeta KOHA/