Gjykata Supreme e ka konfirmuar aktvendimin për Kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me 2 vjet e gjysmë burgim, ka thënë për Radio Kosovën, avokati i Xhemajlit Mexhid Syla.
Aktvendimi është konfirmuar në të gjitha pikat dhe Xhemajli do të duhet të vuaj dënimin me burgim duke lënë karrigen e të parit të komunës.
Avokati Syla, tha se në vendimin e gjykatës, Xhemajli nuk ka të drejtë ankese.
Bajrush Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një djalë i ri./rtk/