Serbia ka lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj Fatmir Limajt. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, i cili ka thënë se ish-komandanti i UÇK-së, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës.
Por, Arber Gegaj, drejtor i Departamentit Ndërkombëtar në Minsitrinë e Drejtësisë, ka thënë për Radio Kosovën se fletë-arrestet e Serbisë për qytetarët e Kosovës, për veprat penale që ndodhin brenda territorit të Kosovës nuk kanë efekt.
Serbia ka lëshuar deri tani disa fletë-arreste ndërkombëtare për politikanë e figura të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë vetë kryeministrin Hashim Thaçi, pastaj ministrin aktual të FSK-së Agim Çeku, liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, e edhe më parë për deputetin Fatmir Limaj.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga autoritete ndërkombëtare që të shuqizojnë këto fletërreste që i lëshon Serbia të cilat i kanë cilësuar të motivuara politikisht./rtk/