Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj është takuar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sanino.
Pas takimit Beqaj i tha Radio Kosovës se ka marrë mbështetje të fuqishme për synimet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Beqaj gjithashtu bëri të ditur se javën e ardhshme Kosova do të merr udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit./kosovapress/