Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër ose në Bruksel.
Burime ndërkombëtare, të cilat kanë folur në kushte anonimiteti për gazetën Express, kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për fatin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ndërkaq në prononcimet e tij ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadiqin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë./rtk/