Në disa objekte në Ohër të shtunën në mëngjes janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje fashiste dhe antishqiptare, shkruan gazeta "Lajm" nga Shkupi. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët” mbishkrimet kanë përmbajtur edhe kryqin fashist. Mbishkrime të tilla janë shkruar në objektin e Shtëpisë së shëndetit, në objektin e gjimnazit të Ohrit te një shitore në Carshinë e Ohrit, por edhe te xhamia në rrugën “Marko Nestorovski”.
Policia e Ohrit ka njoftuar se incidente të njëjta janë shënuar edhe ditëve të kaluara.