Myftiu kërkon më shumë hapësirë për xhaminë e re

Bashkësia Islame dëshiron që xhaminë në truallin e ndarë afër ndërtesës së postës, ta ndërtojë nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar. Ata duan që ky tempull fetar të ketë imazh të veçantë, sikurse katedralja, me të cilën do të identifikohet Prishtina. Për këtë, Myftiu i Kosovës shpreson që Komuna t’u japë hapësirë edhe ndonjë ari më shumë.

Parkingu i veturave afër PTK-së, nuk po ia mbush syrin myftiut të Kosovës. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava do të dëshironte që Komuna, vendin ku e ka caktuar të ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë, të rritet edhe pak.

Kjo hapësirë, sipas myftiut, është e mirë, por nuk është e mjaftueshme për xhaminë që mendohet se do të ndërtohet.

“Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptim nga Komuna e Prishtinës, që vendi ku na është ndarë për xhami, të rritet edhe pak”, ka deklaruar Naim Tërnava, në një intervistë për RTK.

Ky zgjerim, sipas Tërnavës, i duhet këtij projekti, pasi që Bashkësia Islame po mendon ta ndërtojë një xhami të madhe, sikurse katedralja.

Ai madje dëshiron që xhamia e re të jetë edhe si pikë referimi për Prishtinën.

“Plani është që xhamia afër PTK-së të jetë reprezentative, që të krijojë një imazh të veçantë sikurse katedralja. Pra, të jetë si pikë referimi”, ka thënë Tërnava. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat