Profesori Tafil Namani ka përfunduar me lëndime të rënda, pasi është rrahur nga nxënësi Sh. Rr dhe kushëriri i tij M.Rr. I pari nuk u dënua për shkak moshës së mitur, ndërsa Sh. Rr është paraburgosur për 30 ditë.
Nxënësit Sh.Rr dhe M. Rr. nga Podujeva, më 21 mars, pas një mosmarrëveshje me profesorin Tafil Namani, e sulmojnë atë në oborrin e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sh. Rr. akuzohet për veprën penale të pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa nxënësi tjetër nuk mund të dënohet për shkak se është i mitur.
Në seancën gjyqësore, i akuzuari nuk e pranoi fajësinë. Pas konsultimit me avokatin tij, Hasan Pervetica, ai deklaroi se nuk kishte pasur qëllim që të ndërhyjë në këtë rrahje, por vetëm që ta ndajë kushëririn e tij me profesorin, pasi që i kishte parë duke u përleshur.
Gjykata mori aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit në bazë të cilit të dyshuarit, Sh.Rr i shqiptohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./gazetajnk/