Parlamenti Evropian i ka bërë sërish thirrje pesë vendeve të mbetura të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo qëndron në Rezolutën e miratuar sot me shumicë dërmuese te votave, autore e së cilës është raportuesja për Kosovën në Parlament, Ulrike Lunaçek, raporton RTK-ja .
Me anë të kësaj rezolute, deputetët e Parlamentit Evropian i bënë thirrje edhe Komitetit Olimpik që të mundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike.
Rezoluta e Parlamentit Evropian u bën ftesë edhe autoriteteve kosovare që të merren me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.
Amendamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë./koha/