Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012.
Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e presidentes Jahjaga./rtk/