Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Proshtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm.
Trupi Gjykues gjeti se për shkak të përgjegjësive të tyre komanduese gjatë luftës duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit. Ndërsa u liruan plotësisht nga të gjitha pikët e aktakuzës Behlul Limaj, Refki Mazreku,. Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi.
Limaj dhe nëntë ish- pjesëtarë të UÇK-së akuzoheshin për krime lufte./koha/