Nesër ditë mësimi në shkollat e Kosovës

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe pas kontakteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministria e Arsimit kishte marrë vendimin që të ndërpritet mësimi në tërë territorin e Kosovës më 26-27 janar 2012, më 6-10 shkurt, për ta vazhduar pastaj edhe më 13-16 shkurt.

Meqë janë humbur 11 ditë mësimi, MASHT-i ka marrë vendim për kompensimin e këtyre ditëve të humbura të mësimit si në vijim:

1. Përfundimi i vitit mësimor shtyhet edhe për 5 ditë pune në vitin shkollor 2011/2012.

- Më 18 maj 2012, klasat 12-13 (maturantë)

- Më 8 qershor 2012, klasat 9-12 (jomaturantë)

- Më 22 qershor 2012, klasat 1-8 dhe fëmijët parafillorë

2. Propozimi për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit do të organizohet si në vijim: Gjatë ditëve të parapara të pushimit pranveror, sipas kalendarit të vitit shkollor 2011/2012 - prej datës 10-13 prill - me katër ditë mësimi do të punohet për të kompensuar ditët e humbura dhe kjo vlen për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përveç kësaj, duhet të punohet edhe 2 të shtuna. Për klasat 12 dhe 13 (maturantët), për klasat 9-12 (jomaturantët dhe 1-8, duke mos i përfshirë klasat parafillore):

- Në muajin mars punohet më 31.3.2012 (e shtunë).

- Në muajin prill punohet më 28.4.2012 (e shtunë).

- Komunat, të cilat kanë më shumë ditë të humbura të mësimit, duhet të planifikojnë kompensimin e mësimit edhe ditë të tjera, thuhet në njoftimin e MASHT-it./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat