Për çështjen e arrestimeve ka reaguar ashpër edhe organizata që vetën e quan ‘Armata Kombëtare Shqiptare’. Në komunikatë i ipet ultimatum 48 orë faktorit që të ndërmarr masa, ndërsa i bëhet thirrje popullit që të bëhet gati për luftë.
“Sot me datën 31.03.2012 në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përkatësisht në pjesën e territorit të Kosovës janë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria Serbe. Kjo është shkelje e integritetit territorial të Kosovës dhe njëherit provokim i hapur për luftë. I bëjmë thirrje gjithë faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë që Brenda 48 orëve në rast se nuk lirohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, atëherë AKSH do të jetë e detyruar të ndërmarr aksione në arrestimin e Policisë Serbe kudo që janë. Njëherit ftojmë gjithë popullin e Kosovës që të jenë në gjendje gatishmërie për luftë’, thuhet në komunikatën e AKSH-së./indeksonline/