Shefki Beqiri vëllai i policit të arrestuar Sami Beqiri, gjatë një bisede telefonike për ‘Klan Kosova’, ka bërë të ditur se vëllai i tij është mirë.
Vëllai pas një kohe më ka telefonuar më ka bërë të ditur se janë në burgun e Kurshumlisë dhe se janë mirë dhe nuk po i maltretojnë. Ai më ka thënë se ishin duke patrulluar brenda territorit të Kosovës dhe nuk është e vërtet se janë futur në Serbi”, ka rrëfyer Shefkiu bisedën më të vëllain nga burgu në Serbi.