OVL-UÇK: Serbia shtet kriminal

Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se organizatat e dala nga lufta çlirimtare nuk janë të befasuar nga këto gjëra që i bën Serbia sepse ajo ka qenë, është dhe, siç po shihet, do të mbetet edhe për një kohë të gjatë, shtet kriminal.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë shprehur indinjatën e thellë lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se organizatat e dala nga lufta çlirimtare nuk janë të befasuar nga këto gjëra që i bën Serbia sepse ajo ka qenë, është dhe, siç po shihet, do të mbetet edhe për një kohë të gjatë, shtet kriminal.

Më tej, në reagim thuhet se përcaktimi i Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së do të jetë gjithnjë i orientuar drejt bashkimit të shqiptarëve në një shtet. Këto organizata kërkojnë nga KFOR-i dhe Qeveria, që të rrisin kapacitetet e veprimit në pikat kufitare, me qëllim që ato të jenë sa më funksionale dhe të mos lejohen në asnjë mënyrë veprime të tilla poshtëruese.

Ndërsa, nga spektri politik shqiptar kërkojnë që të jetë i matur dhe të angazhohet bashkërisht në tejkalimin e situatës. Duke qenë në gatishmëri gjithherë për mbrojtjen e interesave kombëtare, Organizatat e Dala nga Lufta shpresojnë se policët do të lirohen dhe incidente të tilla të mos përsëriten, thuhet në fund të reagimit./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat