Policët e arrestuar arrijnë në Kosovë

Dy policët kosovarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri të cilët u arrestuan të shtunën nga xhandarmeria serbe në zonën në afërsi të pikës kufitare në Merdarë i janë dorëzuar Misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ndërsa tashmë kanë arritur në Kosovë.

Transportimi i tyre është nga Prokupla për në territorin e Kosovës.

Lirimin e policëve të arrestuar fillimisht e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ministri ka bërë të ditur se policët janë liruar pas ndërhyrjes së BE-ë dhe shefit të misionit EULEX, Xavier de Marnhac. /Telegrafi/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat