Jep dorëheqje Presidenti i Serbisë, Boris Tadic

Jep dorëheqje Presidenti i Serbisë, Boris Tadic. Lajmin e konfirmon kabineti i Presidentit. Në të thuhet se deri tek dorëheqja erdhi pas vendimi që zgjedhjet mund të mbahen ne Serbi më 6 maj, përderisa kandidimi i Tadic do të përballet me një kandidat shumë serioz, Tomislav Nikolic.

Në një letër dërguar gjatë ditës Kryetares së Parlamentit, Slavica Djukic Dejanovic, Tadic thotë se ka vendosur ta shkurtoj mandatin presidencial.

"Në përputhje me Kushtetutën, kam vendosur ta shkurtoj mandatin tim presidencial. është e drejt e imja ligjore të bëj këtë për ti dhënë mundësi qyrtetarëve të votojnë" ka thënë Tadic.

"Nuk ka qenë e lehtë për ti hapur rrugën Serbisë drejt BE-së dhe cështja e Kosovës. Por ne nuk jemi dorëzuar. Jam i bindur se kjo politikë do të marrë mbështetjen e mëtejshme të qytetarëve të Serbisë" ka thënë Tadic.

Por ditëve të fundit është përfolur shumë dorëheqja e tij pasi i kërkohej nga ndërkombëtarët ndërsa edhe cështja e Kosovës ka lujatur një rol të rëndësishme në ofrimin e dorëheqjes së tij të parakohshme. /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat