Prishtinë: U rrah komandanti i policisë

Isak Ejupi komandant i stacionit policor numër 4 në lagjen Lakrishte në Prishtinë është ballafaquar me një situatë të pakëndshme. Ai është goditur me shuplakë në fytyrë nga një person. Dhe atë, brenda stacionit policor, bëjnë të ditur burimet e KosovaOnline brenda këtij stacioni.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, kur një person ishte ndaluar nga patrulla e policisë për kundërvajtje në trafik. Ai ishte dërguar i lidhur në pranga në stacionin policor në Lakrishte dhe aty i ishin hequr prangat.

Teksa ka dalë komandanti i stacionit policor, personi në fjalë është ngritur dhe e ka goditur atë me shuplaka në fytyrë. Personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është duke u mbajtur në paraburgim, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet më tej. /kosovaonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat