Prokuroria e ka nisur javën me kërkesën e saj tashmë të adresuar tek trupi gjykues në lidhje me çështjen e ndryshimit të masave kufizuese ndaj nënkryetarit të PDK-së Fatmir Limajt, ish-komandantit të Policisë Regjionale të Prizrenit Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit, të cilët do të ballafaqohen me akuzat për rastin “Kleçka”. Prokuroria i ka propozuar gjykatës që ndaj Fatmir Limajt të caktohet masë e arrestit shtëpiak, ndërsa tre të akuzuarit e tjerë sërish të dërgohen prapa grilave. Kjo kërkesë e prokurorisë pasoi me kundërshtimet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të cilët duke shpjeguar faktet, arsyet dhe rrethanat kanë kundërshtuar këtë propozim, në mënyrë që të mbrojturit e tyre të vazhdojnë të mbrohen në liri./kosovasot/
