Të rinj serbë dhe shqiptarë janë përleshur mes vete sot në Graçanicë. Ngjarja ka ndodhur kur tifozët e klubit futbollistik Prishtina (Plisat) ishin duke u kthyer me autobus nga Gjilani dhe janë ndalur në Graçanicë, ku edhe janë përleshur me një grup të rinjsh serbë.
Një nga tifozët që ka qenë në këtë autobus i ka thënë KTV-së se ata u ndalën pasi që në rrugë kishte ndodhur një aksident trafiku, ku më pas të rinjtë serbë filluan t’i provokonin duke i fyer. Më pas tifozët e plisave kanë dalë nga autobusi dhe janë përleshur me të rinjtë serbë.
Më pas autobusi me tifozë është ndalur nga policia në hyrje të fshatit Hajvali, por shumë nga tifozët kanë ikur nga autobusi. Merret vesh se policia ka arrestuar një nga tifozët. Policia nuk është prononcuar as për këtë rast./koha/