Skandal, shkruajnë "Allahu" në shishe vodke (VIDEO)

Myslimanët në Kazakistan janë revoltuar me një prodhues të vodkës, i cili ka stampuar në etiketat e shishes frazën: “The Power of Allah Suffices for All" ("Fuqia e Allahut është e mjaftueshme për të gjithë”.

Kjo edhe pse dihet shumë mirë se në këtë botë, Islami e ndalon rreptësisht konsumimin e pijeve alkoolike dhe aq më pak të lejohet përdorimi i emrit të Zotit në një ambalazh pijeje alkoolike.

Televizioni privat kazak, Channel 31 si dhe kanali KTK, kanë cituar Bekzat Boranbaiuly, imam i një xhamie në Semey, në veri të vendit, të apelojë se prodhuesi i pijes alkoolike që ka stampuar këtë fjali duhet të kërkojë falje për fyerjen dhe ta heqë menjëherë atë nga ambalazhi i vodkës që ju shihni në foto si dhe tek pamjet filmike në fund të këtij lajmi.

Kjo shishe vodka gjendet në shitje në pjesën më të madhe të dyqaneve të Semey për një shifër prej 3,30 euro ose 4.40 USD. Mësohet se prodhimi i kësaj vodke bëhet në Rusi Banorët e Kazakistanit janë më së shumti myslimanë, por sipas raportimeve të mediave të huaja, rregullat fetare nga një pjesë e tyre nuk respektohen në mënyrë rigoroze.

Në republikën kazake jeton një minoritet i madh sllav dhe konsumimi i alkoolit është i rrjedhojë e shpërndarjes nga vendet fqinje. /NOA/

{youtube width="660" height="450"}c9YClxiYvbk#!{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat