Në QKUK pas 47 ditëve zgjohet nga koma

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot është prezantuar rasti i trajtimit të suksesshëm të pacientes Fikrije Kazazi (1953), e cila në gjendje kome para 3 muajsh ishte pranuar për trajtim në Klinikën Infektive. Pas 47 ditësh pa vetëdije dhe më shumë se 3 muajve të trajtimit në Klinikën Infektive, pacientja tani ka gjendje të përmirësuar shëndetësore dhe pritet të lirohet për trajtim shtëpiak.

Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive, tha se më 21 janar pacientja ishte liruar për trajtim shtëpiak nga Qendra Klinike Universitare e Shkupit me gjendje kome, pa shpresa për jetën.

“Të njëjtën ditë e sëmura sillet në QKUK , në Emergjencë prej ku pas konsultimit te infektologut transferohet ne Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, ku në gjendje të pavetëdijshme trajtohet nga ajo ditë deri më 7 mars, nga tuberkulozë e trurit”, tha ai, duke shuar se pacientja kishte ardhur pa ndonjë diagnozë të përcaktuar më herët, por pas shtrirjes në Klinikë kishte filluar trajtimin me terapi etiologjike, pezmatim i trurit dhe ishte vërtetuara se bëhej fjalë për tuberkulozë në tru dhe si rezultatet i efektit të kësaj terapie, e sëmura është e vetëdijshme dhe e aftë për jetë normale.

Pacientja Fikrije Kazazi nuk e fsheh gëzimin dhe lavdatat për stafin mjekësor. /koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat