Shpërthime të fuqishme gjatë natës në veri

Dy shpërthime të fuqishme që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, njëra rreth mesnatës dhe tjetra në orët e hershme të mëngjesit të sot, njofton Kosovapressi.

Sipas këtyre burimeve, nuk ka të lënduar, ndërsa të dyja shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të shkollës së mesme teknike, zonë kjo e banuar me popullatë shumicë serbe.

”Pas shpërthimeve është vërejtur prezencë më e shtuar e pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar për Kosovapress vetëm një shpërthim të ketë ndodhur rreth mesnatës, duke shtuar se nuk dihet përbërja e këtij mjeti shpërthyes dhe as vendi i saktë i shpërthimit, ndërsa policia është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e këtij rasti.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat