Ministria e Arsimit, 200 mijë euro për vetura SUZUKI

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) sivjet pritet që t’i shpenzoj hiq më pak se rreth 200 mijë euro për blerje të veturave të tipit Suzuki. Për blerjen e këtyre veturave MASHT të mërkurën ka përzgjedh Operatorin Ekonomik “Auto-Kaçandolli”.

Vlera e përgjithshme e kontratës do të jetë 47 mijë e 960 euro për njësi, mirëpo sipas MASHT, me këtë kontratë Ministria mund t’i shpenzoj rreth 200 mijë euro sa i ka në dispozicion për blerje te veturave, varësisht nga numri i tyre që do t’i blejë. Çmimin e veturave e ka shpjeguar për “Tribuna Shqiptare”, Këshilltari në MASHT, Ragip Gjoshi.

“Tipi parë i automjeteve është (Suzuki) me vëllim 1500-2000 ccm dhe kushton 14 mijë 510 euro për njësi, ndërsa tipi i dytë i automjeteve që do të jetë vetëm një veturë është 2000-3000 ccm dhe kushton 33 mijë 450 euro për njësi, që të dyja bëjnë 47 mijë e 960 euro”, është shprehur Gjoshi./io/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat