Limaj kthehet në Kuvend

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, pas gjashtë muajsh mungese sot u pa në Kuvend.

Kthimi i Limajt u bë pasi që deputetit i skadoi masa e shqiptuar për ndalim të aktiviteteve dhe paraqitjeve publike për shkak të hetimeve që zhvilloheshin kundër tij për rastin “Kleçka”.

Hetimet për këtë rast kundër Limajt po vazhdojnë e ndonjë masë e re kufizuese kundër tij nuk është shqiptuar./koha/

 

 



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat