KFOR-i e policia shtojnë praninë te ”Tre rrokaqiejt”

Pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës te ”Tre rrokaqiejt”, kur një javë më parë, në një sulm terrorist, u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën katër anëtarët e familjes së tij.

Prania e shtuar vërehet që nga e shtuna. KFOR-i ka stacionuar tre xhipa ushtarakë me ushtarë portugezë, ndërsa vazhdimisht patrullojnë edhe pjesëtarë të PK-së.

Hetimin për rastin e aktit terrorist të kryer me eksploziv plastik po e udhëheqin Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Deri tash, pos informatës për shfrytëzimin e eksplozivit plastik, nuk kumtohen hollësi të tjera të hetimeve rreth këtij rasti./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat