Tensione të reja në Shkup

Natë e tensionuar ka qenë mbrëmë në komunën Butel të Shupit. Një grup të rinjsh maqedon kanë djegur një lokal afarist shqiptarësh. Ata më pas kanë tentuar të hyjnë edhe nëpër shtëpitë e shqiptarëve, që ndodhen në lagjen Radishani, por janë penguar nga njësitë e policisë speciale të Maqedonisë.

Grupet e të rinjve maqedonas më pas kanë bllokuar me gurë rrugët që çojnë për në Luboten, duke u pamundësuar banorëve shqiptar të këtij fshati që të lëvizin drejt Shkupit.

Bllokim rrugësh ka patur edhe në lagjen e Draçevës, ku për disa orë rresht qarkullimi u ishte pamundësuar banorëve shqiptarë të Komunës së Studeniçanit.

Aktualisht, forca të policisë kanë rrethuar të gjitha hyrje daljet për në fshatin Luboten , me qëllim të mbrojtjes së banorëve shqiptarë dhe moslejimin e shpërthimit të ndonjë incidenti ndëretnik./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat